Adelina Ismaili feston ditëlindjen e 41-të

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 20:43 | Nga Ekonomia Online

Ajo sot (e hënë) feston ditëlindjen e 41-të.

Fjala është për divën e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili, e cila ka filluar të merret me muzikë qysh në moshë të re.

Tashmë ajo është e njohur si simbol seksi, artiste e talentuar dhe mbi të gjitha ka sjell projekte e hite të shumta.

Përgjatë viteve, Adelina ka qenë shumë e komentuar për paraqitjet atraktive nëpër koncerte e mbrëmje të ndryshme, e po ashtu shumë e përfolur edhe për jetën personale.

E njëjta momentalisht është nënë e një djali, ndërsa po vazhdon të jetë akoma e angazhuar në skenë.

Megjithëse ka lënë më anash muzikën, zeshkania këtë vit ka nisur një projekt të ri si prezantuese me emisionin e saj të parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme