Adelina Ismaili shfaqet përplot elegancë me poza para Renault Captur

Prishtinë | 01 Mar 2021 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, është ndër personazhet më me influencë në estradën shqiptare.

Padyshim që një shumicë e popullsisë dëshirojnë të kenë jetën luksoze, përfshirë edhe stilin unik të veshjeve.

Derisa ka përgjegjësi të mbajë të azhurnuar fansat në rrjete sociale, Adelina shpesh inspiron ndjekësit e saj, sikurse ka bërë herën e fundit.

Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja është parë me një veshje plot stil, por ajo çka mori vëmendje më shumë ishin pozat.

Adelina zgjodhi që për këtë fotografi të pozojë para veturës Renault Captur, që kishte ngjyrë metalike.

Nuk kishte si të jetë më ndryshe një imazh kaq i kompletuar, ngaqë Ismaili shquhet për preferenca të pikasura të veturave, sikurse kësaj që tashmë e posedon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme