Adelina Tahiri bëhet nënë, djalin e pagëzon me emër shqip (Foto)

Prishtinë | 27 Gus 2018 | 19:36 | Nga

Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Tahiri, është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka lindur djalin e saj, të cilin ka vendosur ta quaj Jon.

Këngëtarja kohëve të fundit ishte pjesë e medieve rozë, ku u përfol për martesën e saj, pritjen e fëmijës së parë dhe jetën luksoze që bën.

Më 18 gusht, këngëtarja kishte organizuar “Baby Shower”, për të cilin ishte përkujdesur deri në detajin më të vogël.

Ajo së bashku me bashkëshortin Serjozha Markov, kanë bërë përgatitjet për mirëseardhjen e bebës të cilat këngëtarja i kishte postuar edhe herë pas here në rrjetin social Instagram.

Sot ajo ka postuar një foto, në të cilën i ka uruar mirëseardhje në jetë djalit të saj, të cilin e kanë pagëzuar Jon.

 

View this post on Instagram

Welcome to the world Little Prince ?? JON ??

A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme