Adelina Tahiri zyrtarisht e martuar (Foto)

Prishtinë | 27 Dhj 2017 | 17:42 | Nga

Këngëtarja shkupjane, Adelina Tahiri, jep lajmin e madh.

Këngëtarja e mirënjohur, Adelina Tahiri ditë më parë u bë temë kryesore në mediat rozë, pasi ajo pranoi propozimin për fejesë nga personi i saj i zemrës.

Ishte vetë Adelina që përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram tregoi unazën mahnitëse, duke shkruar se ajo kishte thënë “po”. Ndërsa sot Adelina ka zbuluar lajmin e madh, ajo ka treguar se është zyrtarisht e martuar. Adelina ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shihet duke e firmosur aktin e martesës.

“Jam zyrtarisht e martuar”, ka shkruar ajo poshtë fotos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme