Adelina Thaçi e revoltuar me njerëzit që nuk po besojnë se ekziston virusi

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Ditën e djeshme këngëtarja Adelina Thaçi konfirmoi se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Në një lidhje direkte në emisionin Gjesi në T7, këngëtarja tregoi dhe gjendjen e saj shëndetësore.

“Çdo ditë simptomat po ndryshojnë. Fillimisht kam pasur lodhje të trupit, më pas kokëdhimbje, dhimbje në qafë saqe lëvizjet e kokës ishin të kufizuara. Më pas dhimbje të syve, ndërsa temperaturë kam pasur vetëm një herë”, tha fillimisht këngëtarja.

Thaçi është shprehur e revoltuar me ata qe nuk po tregojnë dhe po e mbajnë të fshehtë, si dhe me ata që nuk po besojnë se ekziston virusi.

“Jam revoltuar shumë saqë kur po shoh komentet nganjeherë po them çfarë niveli jemi ne. Ska pse të mbahet e fshehtë, na shkoj jeta duke thenë “mos kallëzo për atë, e për ketë”, përfundoi ajo duke uruar që vetëdija e njerëzve të rritet.

Të ngjashme