Adidas zgjedh si imazh një vajzë të padepiluar, sharje e kërcënime modeles

Prishtinë | 02 Tet 2017 | 16:59 | Nga

Arvida Bystrom, 25 vjeçe, është një fotografe suedeze që prej vitesh përballet me iniciativa e provokime kundër paragjykimit gjinor. Artistja e re i ka thënë “Jo” depilimit e kjo është kauza e saj më e fortë. Pikërisht për këtë arsye, marka e madhe “Adidas” e ka zgjedhur si imazh të fushatës publicitare #Superstar, dedikuar “ikonave të së nesërmes”.

Në spot, Arvida e cila mban veshur një model të ridizenjuar “Adidas” të viteve ’80, shpjegon: “Mendoj se feminizmi është një koncept kulturor. Çdokush mund të jetë feminile, të bëjë gjëra grash e ndoshta shoqëria pikërisht kësaj i trembet”.

Por pas këtij spoti, mediat e huaja shkruajnë se modelja ka rënë pre e sharjeve e madje kërcënimeve. Vetë ajo e ka bërë me dije këtë fakt në rrjetet sociale duke shkruar: “Në rrjete sociale kam marrë shumë komente të mbushura me urrejtje dhe kërcënime për përdhunim në email. Nuk arrij as ta imagjinoj çfarë do të thotë të rezistosh në këtë botë pa pasur të gjitha privilegjet që kam unë”.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=15&v=elDe_kHYTb8

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme