Adriana Matoshi dhe Keith shfaqen me elegancë në imazhet e reja: Dashuria i pushton të gjitha

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, së fundmi ka marrë vëmendje të madhe mediatike.

Që nga suksesi në karrierë, lidhja e dashurisë, përfshirë edhe përfshirja e saj në botën e politikës, kanë qenë tejet të komentuar në rrjet.

Ndërkohë, në rrjete sociale ajo është mjaft aktive, duke ndarë në mënyrë të vazhdueshme imazhe atraktive.

Në një postim në Instagram ditën e djeshme (e enjte) ka zënë vend një fotografi e ëmbël, ku shfaqej së bashku me partnerin.

Adriana dhe Keith për një paraqitje të tillë zgjodhën veshje elegante, gjë e cila u prit mirë nga fansat e dyshes.

“Dashuria i pushton të gjitha”, ka shkruar aktoja në përshkrim.

Kujtojmë se Adriana ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për një nga ulëset në Kuvendin e Kosovës, pas garës parlamentare, në krah të Lëvizjes Vetëvendosje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme