Adriana Matoshi komunikon me të dashurin nga kuvendi: Falënderoj Zotin që ekziston interneti dhe mund të shohë fytyrën tënde të ëmbël

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Aktorja dhe deputetja e njohur, Adriana Matoshi, është mjaft e rregullt në seancat e Kuvendit të Kosovës.

Përveç jetës profesionale, ajo është mjaft e komentuar edhe për jetën e saj private, veçanërisht për lidhjen me ish-futbollistin dhe reperin Keith Groeneveld.

Me këtë të fundit, ajo shpesh publikon imazhe të përbashkëta në rrjetet sociale, teksa edhe janë vazhdimisht në komunikim me njëri-tjetrin nga distanca kur janë larg.

Një gjë e tillë ka ndodhur së fundmi, ku çifti kanë komunikuar përmes telefonave të mençur, teksa kjo ka ndodhur gjatë kohës sa Adriana ishte prezente në parlament.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje publikoi një fotografi të kësaj bisede në InsatStory, duke shkruar në mbishkrimin e saj se është e lumtur që teknologjia i jep këtë lloj mundësie.

“Më mungon kaq shumë, por falënderoj Zotin që ekziston një gjë si interneti dhe mund të të shoh duke u buzëqeshur, fytyrën tënde të ëmbël dhe të ndiej energjinë pozitive që ti shpërndanë, Adriana të dua”, ka shkruar aktorja dhe deputetja Matoshi në InstaStory.

Adriana përndryshe gjithmonë ka folur hapur për lidhjen e saj me Keith, duke luftuar paragjykimet racore dhe ato të diferencës në moshë që dyshja kanë me njëri-tjetrin.

Të ngjashme