Adriana Matoshi shkëlqen me dukjen elegante krah Keith: Kur ndihesh e përmbushur dhe perfekte

Prishtinë | 20 Gus 2021 | 21:37 | Nga Ekonomia Online

Pavarësisht kritikave e ofendimeve të shumta, Adriana Matoshi vazhdon të jetë tejet e lumtur në krahët e të dashurit të saj, Keith Groeneveld.

Aktorja, e ndjekur nga mijëra fansa në rrjete sociale, po e dëshmon dita-ditës dashurinë e madhe që ka ndaj partnerit të saj – 20 vite më të ri.

Të njëjtit po e shijojnë mjaft shumë kohën së bashku, ndërsa së fundmi morën vëmendje me paraqitjen elegante në një nga daljet e tyre.

Ka qenë aktorja nga Gjilani ajo e cila ka ndarë disa imazhe të reja përkrah Keith, në një nga paraqitjet e tyre të përbashkëta.

Matoshi duket në formë të mrekullueshme me fustanin e zezë me nuanca të ngjyrës nude, e Keith në anën tjetër me kostumin blu.

“Kur ndihesh e përmbushur dhe perfekte”, ka shkruar ajo.

Reagimet në hapësirën e komenteve vijuan si gjithnjë me miqtë e tyre të cilët i komplimentuan për ‘look-un’, gjersa nuk mungon edhe të tjerët me kritikat e zakonshme për çiftin.

Futbollisti nga Afrika prej disa ditësh është në Kosovë dhe po kalon një periudhë vere pranë të dashurës.

Të ngjashme