Adrola Dushi ka dy fjalë për Capital T

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Reperi nga Prishtina, Capital T, ka publikuar këngën e tij më të re, e titulluar “Rrushe” e cila pasqyron realitetin e vendit tonë, dhe u pëlqye shumë nga ndjekës dhe miq të reperit.

Gëzimit të kësaj këngë iu bashkangjit edhe modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, e cila përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” u shpreh se kjo këngë është pasqyre e realitetit të hidhur që jeton çdo ditë Shqipëria.

“Çdo varg i ketij teksti, pasqyre e realitetit te hidhur qe jeton cdo dite Shqiptaria…Emocione te forta ne cdo dëgjim. Nje nga projektet me te bukura muzikore qe kam degjuar ne kaq kohe. Suksese Trim”, ka shkruar Adrola.

Kujtojmë se, Adrola Dushi dhe Capital T shpeshherë janë përfolur për një lidhje të mundshme, ku modelja ishte edhe pjesë e një videoklipi të tij.

Të ngjashme