Adrola vazhdon daljet me ish-bashkëshortin, për hirë të djalit

Prishtinë | 18 Gus 2018 | 15:23 | Nga

Divorci i saj nga ish-partneri Adisi, ka qenë një nga ngarjet më të komentuara në showbiz-in shqiptar! Jo vetëm për faktin se ajo është një modelet më të bukura dhe më të njohura në radhët e vajzave të famshme, por sepse në mes të çiftit është edhe një fëmijë, biri i tyre Troi.

Por, ndarja mes Adrola Dushit dhe Adisit, edhe pse ka kohë që ka ndodhur duket se është superuar në mënyrën më të mirë të mundshme nga vet protagonistët. Kështu, në një intervistë të fundit të saj për emisionin “Mirage”, modelja e njohur, e cila jeton tashmë mes Amerikës dhe Shqipërisë për shkak të kontratave të punës dhe karrierës që e ka zhvendosur në kontinentin e largët, thotë se marrëdhënia e saj me Adisin, është më e mirë se sa kur ishin bashkë.

“Pa inate, pa sherre, gjithmonë takohemi të tre bashkë me Troin, për të mirën e djalit dhe për të mirën tonë. Sigurisht, ne u ndamë, por nuk duam t’i japim djalit këtë ndjesinë e divorcit, por duam që ai ta kalojë sa më mirë këtë fazë”, është shprehur Adrola.

Dhe me sa duket, sa herë ajo është në Shqipëri, takimi i parë është me ish-bashkëshortin dhe djalin e tyre Troi, dhe të tre ata shijojnë daljet së bashku, darkat, evenimentet,etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme