Aeroplani u lëshua me tym të kaltër për të treguar gjininë e fëmijës – festa madhështore që Tuna organizoi gjatë shtatzënisë

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdi – Tuna, është bërë nënë për herë të dytë pak ditë më parë.

Ajo solli në jetë një tjetër djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Zen.

Tuna arriti që gjatë gjithë shtatzënisë të qëndrojë e distancuar nga mediat, duke e mbajtur tërësisht private pritjen e ëmbël.

E teksa vetëm rrethi i saj i ngushtë e dinin për shtatzënie, Tuna kishte organizuar një festë të veçantë për beben në ardhje, ku njëherësh kishte zbuluar edhe gjininë e fëmijës.

Këtë festë, ajo e kishte realizuar në aeroportin e Shkupit, ku me ç’rast për ta bërë edhe më emocionues momentin e kumtimit të gjinisë, ajo kishte aranzhuar nisjen e një aeroplani, tymi i së cilës do të tregonte se çfarë priste të sjellë në jetë artistja.

Tymi i kaltër do të simbolizonte gjininë mashkullore, ndërkohë ai rozë gjininë femërore.

Dhe me t’u ngritur aeroplani, ai lëshoi tymin me ngjyrë të kaltër, duke bërë kështu të ditur se Tuna ishte në pritjen e ëmbël të një tjetër djali.

Ajo ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një video nga kjo festë e veçantë, e cila ishte organizuar muaj më parë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme