Afaristi shqiptar kritikon Dua Lipën për përkrahjen e Sanders për zgjedhjet në Amerikë: Është fëmijërore

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa ka treguar publikisht se ajo përkrah Bernie Sanders për kandidat nga Demokratët për zgjedhjet e radhës për President në SHBA.

Për këtë përzgjedhje të këngëtares me prejardhje shqiptare me famë botërore, ka reaguar afaristi i njohur shqiptar në Amerikl, Harry Bajraktari.

Bajraktari ka shpërndarë statusin e Lipës, duke aluduar se Sanders është komunist, shkruan Gazeta Express.

“Është një ditë e trishtuar kur Dua Lipa, e cila as nuk jeton në SHBA, e përkrah Bernie Sandersin. Shqiptarët kanë parë se çfarë i ka bërë komunizmi Shqipërisë. Prindërit e saj gjithashtu kanë përjetuar diskriminimin që ka mbizotëruar në Kosovë nën sundimin e Jugosllavisë socialiste. Dua është një artiste e mrekullueshme, por kjo është fëmijërore”, ka shkruar Bajraktari në reagimin e tij.

E në këtë postim afaristi ka marrë shuë reagime, nga shqiptarë e amerikanë, duke e akuzuar për mendimin e tij të gabuar duke e krahasuar Bernie Sandersin me Enver Hoxhën.

Dua Lipa ka këshilluar fansat e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të votojnë kandidatin për kryetar, Bernie Sanders.

Këngëtarja publikoi një fotografi të Sanders, të shkrepur gjatë fushatës, ndërsa theksoi se e gjithë bota ka nevojë për një udhëheqje më të butë dhe gjithpërfshirëse.

“Çfarë ndodh në Amerikë nuk rrin vetëm në Amerikë. E gjithë bota ‘po qan’ për një udhëheqje më të mirë dhe gjithëpërfshirëse. Ju lutem votoni për presidentin që ju të gjithë e meritoni”, ka shkruar Dua.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme