Afërdita Dreshaj edhe pas lindjes mahnit me fizikun e formësuar

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Modelja e njohur, Afërdita Dreshaj, është ndër më të komentuarat në faqet rozë.

Ajo gjithmonë mundohet që të mbajë të azhurnuar fansat, të cilët e përkrahin në mënyrë të vazhdueshme.

Kështu, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, modelja është parë në top formë.

Afërdita është shfaqur me një veshje unike, derisa në rend të parë janë vënë tiparet e formësuara të saj.

“Ballafaqohuni me rrezet e diellit”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Ani pse ka disa javë që ajo është bërë nënë për herë të parë, Dreshaj po qëndron aktive me stërvitjet në palestër.

Kujtojmë se ajo së bashku me bashkëshortin, Jakub Kindl janë prindër të një djali.

Të ngjashme