Afërdita Dreshaj është në “pritje të ëmbël”, ndan emocionet e para

Prishtinë | 07 Tet 2020 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Dy ditë më parë, Afërdita Dreshaj dhe parteri i saj Jakub Kindl, ndanë lajmin e bukur se do të bëhen prindër për herë të parë.

Këngëtarja publikoi në llogarinë e saj në Instagram një video, ku zbuloi se do të sjellë në jetë një djalë.

Ditën e djeshme, ajo ka ndarë në Instastory disa pamje nga festa që kishin organizuar, ndërsa ka folur edhe për mënyrën se si po e përjeton faktin që së shpejti do të bëhet nënë.

“Duam të marrim një moment për të falënderuar secilin prej jush për të gjitha mesazhet e bukura që kemi marrë. Jemi shumë të lumtur për këtë udhëtim të ri dhe akoma më të gëzuar që e ndajmë me ju. Mezi po presim të bëhemi prindër të të voglit tonë që është duke ardhur!”, ka shkruar Afërdita krahas fotos, ku shfaqet duke u puthur me partnerin e saj.

View this post on Instagram

Mr and Mrs Kindl

A post shared by Aferdita Dreshaj Kindl (@aferditadreshaj) on

View this post on Instagram

mentally still here…❣️

A post shared by Aferdita Dreshaj Kindl (@aferditadreshaj) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme