Affleck nuk i lejon fëmijët të merren me aktrim në moshë të re

Prishtinë | 09 Jan 2017 | 09:15 | Nga

Fëmijët e Ben Affleckut nuk do të nisin karrierë në aktrim në moshë të re, pasi këtë nuk ua lejon babai i tyre.

Aktori ka deklaruar se nuk do t’i lejojë fëmijët e tij që të merren me aktrim, të paktën deri në moshën 18-vjeçare.
Ai ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten Jennifer Garner, Violet, Seraphina dhe Samuel. .

“Pasi të kenë mbushur 18 vjet mund të bëjnë ç’ të duan, por unë do t’i këshilloj që të mos bëhen aktorë”, ka thënë ai.

Affleck e arsyeton këtë duke thënë se fama është shumë e vështirë që të përballohet kur je i ri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme