Affleck për tatuazhin gjigant: “Kam gënjyer se është i rremë”

Prishtinë | 15 Mar 2019 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Pavarësisht që kishte gënjyer më parë për një tatuazh të madh në formën e feniksit, të cilin e kishte bërë tatuazh në shpinë, duke thënë se është bërë ekskluzivisht për rol filmik, aktori Ben Affleck (46) në emisionin e komedianes Ellen DeGeneres (61) i pranoi të gjitha.

“Tatuazhi në shpinë ka tërhequr shumë vëmendje. Është aq i madh saqë del nga prapanica jote”, u tall Ellen, ndërsa aktori u përgjigj se e do tatuazhin e tij.

“Për mua ka kuptim. Më pëlqen. Kjo nuk është diçka që kam mundur ta mbaja në privatësi. Më pëlqen tatuazhi im dhe jam i lumtur me të”, – tha Affleck. Mediat e panë për herë të parë tatuazhin në verën e vitit 2015, ndërsa në dhjetor të po atij viti u zbulua plotësisht. Sidoqoftë, Ben gjatë gjithë kohës tha se tatuazhi nuk është i vërtetë, por është i rremë për qëllime filmi.

“Unë në fakt kam shumë tatuazhe, por përpiqem t’i kem në vende që nuk kanë nevojë për shumë gjëra për t’i mbuluar”, – tha aktori në një rast. Megjithatë, rezultoi se tatuazhi është i vërtetë, ndërsa për të komentoi edhe ish-bashkëshortja e tij, Jennifer Garner (45).

“E dini se çfarë më thanë në qytetin tim të lindjes? ‘Ah, i gjori!’ Feniksi që ngrihet nga hiri, a jam unë hiri në atë histori? Nuk pranoj të jem”, – tha Jennifer dy vjet më parë.

Tatuazhi e ‘përfshiu’ edhe këngëtaren Jennifer Lopez (48), me të cilën Affleck ishte i fejuar deri në vitin 2004, shkruan KOHA Ditore.

“Është e tmerrshme, çfarë po bën? Të gjitha tatuazhet e tij janë të larmishme dhe nuk duhet të jenë. Tatuazhet duhet të jenë cool”, – tha muzikantja në një intervistë me Andy Cohenin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme