Agnesa Hadërgjonaj prezanton të dashurin pas ndarjes prej 1 viti nga bashkëshorti

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Një vit më parë, vajza e këngëtares Albërije Hadërgjonaj, Agnesa, i dha fund martesës së saj.

Ajo u divorcua me ish-bashkëshortin me të cilin ka një vajzë, ndërsa së fundmi na ka prezantuar me partnerin e ri.

Duket se Agnesa e ka gjetur sërish dashurinë, madje nuk ka ngurruar të ndajë foto me të në Instagram.

Këto ditë izolimi, ajo ka vendosur t’i kthehet kujtimeve të vjetra dhe ka ndarë në profilin e saj disa foto me partnerin.

Ai është 27-vjeç dhe quhet Valdrin Seci.

Çifti shfaqet në momente intime në pozat gjatë pushimeve të tyre.

“Duke parë kujtimet e vjetra derisa të mbarojë karantina, për të krijuar të reja.❤️”, shkruan krahas postimit Agnesa.

Ata duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, mirëpo ende nuk e dimë prej sa kohësh ka nisur romanca e tyre.

Të ngjashme