Agnesa Vuthaj shijon pushimet në Maldive

Prishtinë | 08 Maj 2021 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Bukuroshja e njohur shqiptare, Agnesa Vuthaj, ka vendosur që së fundmi t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi.

Për këtë ajo ka zgjedhur një destinacion të largët, pikërisht Ishujt Maldive.

Ish-missi, e cila është shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, ka publikuar në Instagram disa fotografi nga momentet e këndshme që po shijon atje.

Agnesa duket mjaft e freskët dhe në top formë, teksa shijon pushimet e hershme të majit.

Ajo ka vendosur që gjatë këtyre ditëve t’i japë vetes disa ditë të mira-jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.

Foto: Agnesa Vuthaj/InstaStory

Vuthaj shquhet për elegancën dhe linjat e saj trupore, të cilat vazhdon t’i mbajë në top formë edhe pas kaq vitesh. 

Të ngjashme