Aguilera nderohet nga Disney

Prishtinë | 24 Gus 2019 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Christina Aguilera është nderuar si Legjenda e Disney!

Artistja 38-vjeçare e pranoi çmimin gjatë ceremonisë D23 Exspo në Calif.

Gjatë këtij eventi, Christina e performoi këngën “Reflections” nga Mulan dhe e falënderoi Disneyn për respektin.

“Kjo ishe shumë më cool se Grammy, thjesht më duhet ta them! Kjo është e jashtëzakonshme. Ju nuk e kuptoni. Unë mund të jem tifozja më e madhe e Disney. Nuk e di. E di që është një konkurrencë e madhe në këtë dhomë, por…”, u shpreh këngëtarja teksa ishte në skenë.

“Faleminderit shumë për këtë nder të mahnitshëm. Më pëlqen jashtë mase. Është aq special sa gati jam duke u dridhur… jam duke i mbajtur lotët gjatë gjithë ditës”, shtoi ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme