Ahmeti pret në takim këngëtaren Dua Lipa

Prishtinë | 08 Gus 2016 | 12:52 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti sot në takim këngëtaren e mirënjohur Dua Lipa.

Me këtë rast ai i uroi mirëseardhje asaj në Prishtinë dhe shprehu gëzimin e tij që Lipa do të mbajë koncertin nesër në Prishtinë. Ai e uroi atë për të arriturat dhe i dëshiroi sukses edhe në të ardhmen.

Nga ana e saj, Dua Lipa u shpreh e lumtur që më fund iu dha rasti të performojë në Prishtinë dhe tha se për këtë është mjaft e emocionuar.

Ajo paralajmëroi se koncerti do të mbahet edhe nëse moti do të jetë me shi dhe se kjo nuk do të jetë pengesë për të që t’i këndojë publikut në Prishtinë.

Në fund, kryetari Ahmeti i dhuroi këngëtares Lipa një punim filigran të hartës së Kosovës.

dua 2 dua 3 shpendi dua lipa

Të ngjashme