“Akoma me photoshop ti?” Rasheli i kthen përgjigjen epike komentueses

Prishtinë | 04 Tet 2018 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Një nga personazhet më të përfolur të showbiz-it shqiptar, Rashel Kolaneci, së fundmi është konkurrente në “Dance with me”.

Modelja ka publikuar vetëm pak më parë një foto nga performanca e natës së hënë, ku ka ekspozuar të pasmet e saj bombastike.

Por një komentuese i ka thënë Rashelit se duhet të paktën t’i tregojë të gjithë emrin e programit që bën fotoshopet. “Rashel tani po e kuptoj pse ska komente negative tek ti, sepse ti i fshin ato. E dashur, makeupi shumë i bukur por reklamo dhe emrin e programit të photoshopit ta përdorim dhe ne”, i shkruan komentuesja, ndërsa Rasheli i ka mohuar këto zëra. “Akoma ju me photoshop? Po të përgjigjem vetëm sepse më vjen shumë keq, ndiqe emisionin se është shumë i bukur. Me këtë rast shikon edhe photoshopin”, ia ka thënë Rasheli.

View this post on Instagram

Make up by @erjona_erol 💕

A post shared by Raimus ™ (@rashelkolaneci) on

rasheli

Të ngjashme