Aksidentohet komediani Kevin Hart

Prishtinë | 02 Sht 2019 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Komediani Kevin Hart ka marrë lëndime serioze pas një aksidenti me veturë i cili ndodhi të dielën në mëngjes.

Sipas informatave të departamentit të Policisë, aktori ishte një nga dy pasagjerët në veturë e cila po vozitej nga shoku i tij, Jared Black në West Valley, transmeton Koha.net.

Sipas informatave të dhëna nga policia, aksidenti u shkaktua pasi Black kishte humbur kontrollin mbi automjetin.

Black dhe Rebecca Borxterman ishin të ngujuar brenda veturës ndërkaq aktori i cili pësoi lëndime të shpinës, ishte në gjendje të dilte nga automjeti dhe të kërkonte ndihmë. Ai tani është duke u trajtuar në spitalin Northridge në Kaliforni, transmeton Huffpost.

Shkaktar i aksidentit nuk u gjet të jetë alkooli.

Përfaqësuesit e aktorit nuk iu përgjigjen menjëherë kërkesave për komentim të ngjarjes.

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme