Aksidentohet Majk

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 17:35 | Nga Ekonomia Online
Para pak minutash reperi Majk ka pësuar një aksident komunikacioni.
Aksidenti ka ndodhur në lagjen  “Bregu i Diellit” në Prishtinë dhe ishin të përfshira dy vetura.
“Mirë mirë jom une, aksident i vogël u kon.Pa lëndime kshtu,” tha ai për lajmi.net.

Sipas dëshmitarëve të vendit të ngjarjes, reperi kosovar, Kastriot Rexha i njohur si ‘Majki’  është aksidentuar me veturën e tij të tipit ‘Porsche’.

Si pasojë e këtij aksidenti ka edhe persona të lënduar, përderisa edhe dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Në vend të ngjarjes kanë arritur si policia ashtu edhe ekipi mjekësorë. Nuk dihet ende se sa serioze janë lëndimet trupore.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme