Aksidentohet vajza e Ibrahim Tatlises, Dilan Çitaku (Foto)

Prishtinë | 25 Pri 2017 | 16:10 | Nga

Vajza e Ibrahim Tatlises ka pësuar një aksident, i cili pothuajse nuk i morri jetën.

Dilan Çitaku pësoi aksident në rrugët e qytetit të Stambollit pasi humbi kontrollin mbi veturën.

E gjithë kjo ndodhi kur bukuroshja ishte duke vozitur me shpejtësi të madhe dhe rrugët e Stambollit ishin të lagura si pasojë e rënies së shiut të pandërprerë.

“Jeta e njeriut me të vërtetë është e lidhura me sekondat. Për një moment mendova se vetura nuk do të ndalet. Jam fatlume që nuk e godita askënd dhe shpëtova lehtë”, tha pas aksidentit bukuroshja turke.

Ndryshe, këngëtarja 27-vjeçare është bija e Tatlises dhe afaristes, e cila besohet se ka prejardhje shqiptare, Isil Çitaku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme