Aktorët nga seria e njohur për adoleshentë përsëri bashkë pas 30 vjetëve

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Mark-Paul Gosselaar (45), Mario Lopez (45), Tiffani Thiessen (45) dhe Elizabeth Berkley (46) dikur përbënin pjesën kryesore të ekipit të aktorëve të serisë së njohur për adoleshentë “Saved by the Bell”, ndërsa fundjavën festive e kaluan së bashku në Los Angeles, duke e festuar miqësinë dhe përvjetorin e tyre.

“Miq përgjithmonë! Darkë argëtuese me ekipin tim të vjetër”, – shkroi në Instagramin e vet Lopez dhe me fotografi i gëzoi shumë adhurues të serisë së dikurshme të famshme.

Seria televizive u shfaq nga viti 1989 deri më 1993, ndërsa disa aktorë nga formacioni i aktorëve u shfaqën në projekte të ngjashme edhe më vonë, edhe pse askush nuk bëri karrierë të madhe dhe ‘të vërtetë’ hollivudiane. Thiessen përveç “Saved by Bell” luajti edhe në serinë e popullarizuar “Beverly Hills 90210”.

Pikërisht për serinë e famshme televizive Beverly Hills muajt e fundit është folur vazhdimisht. Së pari Fox njoftoi se seria do të kthehet në ekranet televizive dhe do të transmetohet në sezonin gjashtë episodësh të titulluar ‘90210’ në Fox. Në episodet e reja do të duhej të paraqiten aktorët e formacionit origjinal; Jason Priestley (49), Jennie Garth (46), Ian Ziering (54), Gabrielle Carteris (58), Brian Austin (45) dhe Tori Spelling (45), shkruan KOHA Ditore.

Menjëherë pas këtij publikimi, Luke Perry, Dylan McKay i adhuruar nga seria “Beverly Hills” vdiq nga pasojat e sulmit në zemër në moshën 53 vjeçare duke i pikëlluar të gjithë ata që e njihnin, përfshirë edhe kolegët e dikurshëm nga seti.

Të ngjashme