Aktori Armie Hammer akuzohet për përdhunim të një gruaje

Prishtinë | 19 Mar 2021 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Aktori amerikan Armie Hammer është akuzuar për përdhunim të një gruaje në Los Angjelos në vitin 2017.

Gruaja 24 vjeçare me emrin Effie ka ngritur akuzat ndaj tij gjatë një conference virtuale të enjten, raporton BBC.

Mirëpo, aktori Hammer i ka mohuar akuzat. Avokati i tij ka thënë se akuzat janë fyese dhe se aktori mezi pret të sqarohet.

Ndërkohë, Policia e Los Angjelosit ka bërë të ditur se Hammer është paraqitur si i dyshuar për një ngacmim seksual më 3 shkurt.

Hammer është i njohur për rolet e tij në filmat “The Social Netëork” dhe “Call Me By Your Name”.

Të ngjashme