Aktori i ”Batman” është mashkulli më i pashëm në botë, e vërteton shkenca

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Aktori i njohur Robert Patinson është shpallur nga shkenca burri më i pashëm në botë.

“Daily Mail” ka bërë me dije se sipas kirurgut kozmetik Dr. Julian De Silva, Patinson ka përmasat perfekte të fytyrës.

Ai e mbështet përcaktimin në shkencën e “Golden Ratio Phi”, sipas së cilës aktori është 92.15% perfekt.

Kirurgu ka bërë matje te shumë të famshëm dhe Piterson i është afruar më shumë ideales.

Kujtojmë se me anë të kësaj shkence, u përzgjodh dhe femra më e bukur në botë: modelja Bella Hadid.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme