Aktori i Game of Thrones me Coronavirus

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Tom Hanks, fituesi e Oscar konfirmoi të premten që ishte i infektuar me Coronavirus, ndërsa sot konfirmohen edhe 2 aktorë të tjerë të prekur.

“Armiku i padukshëm” ka prekur edhe yllin e Game of Thrones. Aktori norvegjes, Kristofer Hivju i cili në serialin e njohur luante personazhin e dashur Tormund ka konfirmuar se është infektuar nga virusi dhe tani është vetëizoluar në shtëpi me familjen e tij.

“Jam mirë, vetëm kam pak simptoma të ftohti”, shkruan Hivju.

Ai gjithashtu i bën thirrje të gjithë fansave të tij që të kenë kujdes, të lëna duart sa më shpesh, të mbajnë një distancë prej 1.5 metrave nga të tjerët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme