Aktori i njohur dhuron një milion dollarë për të luftuar zjarret në Australi

SYDNEY, AUSTRALIA - OCTOBER 30: Chris Hemsworth attends a preview of Tourism Australia's latest campaign at Sydney Opera House on October 30, 2019 in Sydney, Australia. (Photo by Don Arnold/WireImage)
Prishtinë | 07 Jan 2020 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Aktori i njohur, Chris Hemsworth, ka qenë njëri nga aktorët që ka ofruar mbështetje për luftimin e zjarreve në Australi.

Përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka dhuruar një milion dollarë për t’u ndihmuar zjarrfikësve dhe njerëzve që po kontribojnë lidhur me këtë rast.

“Sikurse ju, edhe unë dua të mbështes luftën kundër zjarreve këtu në Australi”, tha ai në përshkrim.

“Familja ime dhe unë po kontribuojmë një milion dollarë. Shpresojmë që edhe ju të mund të futni edhe disa. Çdo qindarkë llogaritet, kështu që çdo gjë që mund të mblidheni vlerësohet shumë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme