Aktori i njohur fiton betejën me sëmundjen e rëndë pas dy vjetësh

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 07:52 | Nga Ekonomia Online

Thjeshtësia, qytetaria, mjeshtëria, talenti, mirësia, të gjitha bashkë gërshëtohen në një për personalitete të rralla të artit dhe kulturës shqiptare, të tillë si Mirush Kabashi.

Aktori Kabashi prej rreth dy vitesh luftonte me një sëmundje të rëndë.

Lajmin mbi sëmundjen e tij e dha një punonjëse spitali, e cila publikoi në maj të këtij viti një foto me aktorin e madh.

Ata ndodheshin në ambientet e spitalit ku aktori mbahej edhe në një karrige me rrota, ku njoftuan se ai kishte dalë nga një seancë radioterapie, pasi mjeku tha se vuante prej dy vitesh nga një sëmundje e rëndë.

Disa muaj pas shtrimit në spital, fotot e bëra publike në media me aktorin gjatë javës së fundit, në rrugët e Tiranës, tregojnë fatmirësisht përmirësimin e ndjeshëm të shëndetit të tij.

Por tash siç duket Mirush Kabashi i është rikthyer normalitetit dhe përditshmërisë, si më parë.

Mirush Kabashi i përket një brezi të artë aktorësh shqiptarësh, i cili bëri epokë në kohëra të vështira për Shqipërinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme