Aktori i njohur vdes në moshën 45-vjeçare, gjendet pa jetë në shtëpinë e tij

Prishtinë | 29 Kor 2021 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Dieter Brummer, aktori shumë i njohur për rolin e tij si Shane Parrish në projektin dramë ”Home and Away”, ka vdekur në moshën 45-vjeçare.

Brummer u gjet i vdekur në një shtëpi në Sidney. Policia e NSW konfirmoi se gjeti trupin e një burri 45-vjeçar në një shtëpi.

Steve Comey, aktori i njohur, lëshoi një deklaratë në emër të familjes së Brummer, duke konfirmuar vdekjen.

“Ne humbëm Dieter-in tonë të bukur, të talentuar, qesharak, të komplikuar dhe të dashur. Ai ka lënë një boshëllek në jetën tonë dhe bota jonë nuk do të jetë kurrë e njëjtë”, tha ai.

Ekipi i prodhimit të “Home and Away” dhe Channel 7 thanë se ishin tepër të trishtuar nga vdekja e parakohshme e aktorit.

“Dieter ishte një anëtar i kastit shumë i dashur për “Home and Aëay”. Ne i dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta familjes dhe miqve të Dieter gjatë kësaj kohe shumë të vështirë”, thanë ata.

Brummer ishte i njohur në ”Home and Away” gjatë viteve 1990, duke luajtur dashurinë e Angel Brooks të Melissa George. Më vonë, ai u shfaq në shfaqje të tjera televizive australiane duke përfshirë ”Neighbours” dhe ”Underbelly”.

Të ngjashme