Aktori i Portokallisë tregon arsyet e ndarjes

Prishtinë | 03 Maj 2017 | 15:02 | Nga

Ndarja e aktorit të Portokallisë, Rezart Veleshnja, me të fejuarën e tij, grimieren Pranvera Metolli, u diskutua gjatë dje, kur u përhap lajmi, pasi u vërtetua që të dy kishin fshirë statusin “i, e fejuar” nga faqet e tyre dhe fotot e përbashkëta.

Vetë aktori ka konfirmuar lajmin. “Është e vërtetë që jemi ndarë. Ishte për arsye pune dhe mospërputhje oraresh. Ajo është gocë e përkryer dhe unë e kam xhan, edhe pse ajo është rritur në një ferrë të madhe. Unë kuptova njëherë e mirë shprehjen se nga ferra mbin trëndafili”,- tha Veleshnja për Blitz.al.

Ata ishin të fejuar prej dy vitesh dhe dukeshin të lumtur me njëri-tjetrin, por, edhe pse nuk na vjen mirë, kur çiftet ndahen, çdo fillim e ka dhe një fund dhe fundi i kësaj historie ishte tani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme