Aktorja amerikane pozon me “kokën e prerë” të Trumpit (Foto)

Prishtinë | 31 Maj 2017 | 13:40 | Nga

Kathy Griffin, komediania amerikane e cila njihet si një ndër kritiket e Presidentit Donald Trump, realizoi një set fotosh  me personazhet e njohura, ndërsa në njërën prej tyre shfaqet duke mbajtur në dorë atë që duket si koka e prerë dhe e gjakosur e presidentit Trump.

Senatori Al Franken që e kishte ftuar Griffin në promovimin e librit të tij në korrik, e tërhoqi ftesën duke u distancuar.

Teknikisht, fotografia me “kokën e prërë” të Donald Trumpit është pjesë e lirisë së fjalës, të gjithë ekspertët e ligjit bien dakord për këtë.

“Njerëzit kanë të drejtën ta duan të vdekur Presidentin”, ­ thotë profesori i ligjit në Stanford University, Nathaniel Persily.

“Që të konsiderohej e jashtëligjshme, do duhej të përmbante thirrje për vrasjen e presidentit”, shton ai.

Megjithatë, gjesti është kosideruar i shëmtuar, i dhunshëm dhe i papranueshëm për natyën e “diskutimit publik amerikan”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme