Aktorja arrestohet sepse rrahu të dashurin

Prishtinë | 27 Shk 2018 | 09:15 | Nga

Aktorja amerikane Heather Locklear (56) e njohur për rolet e saj në serinë “Dinastia” dhe “Melrose Place” është arrestuar për shkak të dhunës në familje dhe përleshjen me përfaqësues të ligjit në shtëpinë e saj në Kaliforni.

Ajo është arrestuar të dielën në mbrëmje në një vendbanim në Los Angeles pas orës 22 sipas kohës lokale për shkak të dhunës ndaj partnerit i cili ka marrë lëndime, raporton Asociated Press.

Aktorja është liruar të hënën pasi kishte paguar dorëzaninë prej 20 mijë dollarësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme