Aktorja Brigitte Nielsen shtatzënë në moshën 54 vjeçare

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 15:21 | Nga

Brigitte Nielsen ka bërë të ditur se është shtatzënë dhe se së shpejti ajo dhe bashkëshorti i saj Mattia Dessi do të bëhen prindër.

Aktorja 54 vjeçare tregoi këtë lajm të mirë në Instagram me një fotografi ku edhe shihet se sa shumë i është fryrë barku.

“Familja po rritet”, ka shkruar ajo.

Në një fotografi tjetër, aktorja daneze shihet e shtrirë në një divan me duart e vendosura në barkun e saj në rritje.

“Kohë të lumtura, energji pozitive”, shkruan poshtë fotografisë, transmeton Klan Kosova.

Poshtë fotografive të postuara nga aktorja, ishin të shumtë fansat që e uruan atë për këtë lajm të mirë me fjalët më të mira.

Ky do të jetë fëmija i pestë i Brigitte – ajo është nëna e Julian, nga martesa e parë me Kasper Winding, Killian nga lidhja e saj me ish të fejuarin Mark Gastineau, Raoul dhe Douglas nga martesa me bashkëshortin e katërt, Raoul Meyer.

Të katër fëmijët e aktores tashmë janë të rritur dhe janë në të 20-tat dhe 30-tat.

Nuk dihet kur aktorja do të lindë pasi duket se ish-modelja ka arritur ta mbajë shtatzëninë e saj sekret për shumë muaj.

Të premten, aktorja e njohur postoi një fotografi në Instagram duke u kthyer në kohë, ku shiheshin tre djemtë e saj kur ishin shumë të rinj.

“Kthim në kohë, FAMILJA”, ka shkruar ajo poshtë fotografisë duke ia bashkangjitur edhe një ‘hashtag’ për të treguar se është nënë krenare.

Brigitte dhe Mattia kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në Malta në vitin 2006 në një ceremoni të lezetshme afër plazhës.

Aktorja më herët ishte e martuar me Sylvester Stallone nga viti 1985 deri në vitin 1987, Kasper Ëinding nga viti 1983 deri në vitin 1984, Sebastian Copeland nga viti 1990 deri në vitin 1992 dhe Raoul Meyer nga viti 1993 deri në vitin 2005.

View this post on Instagram

happy time ❤️ positive vibes #happyness #positivevibes

A post shared by Brigitte Nielsen (@realbrigittenielsen) on

View this post on Instagram

family throw back ❤️ #brigitte #tbt #nielsen #proudmom

A post shared by Brigitte Nielsen (@realbrigittenielsen) on

Të ngjashme