Aktorja e njohur amerikane mbytet në lumë

Prishtinë | 28 Qer 2022 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Aktorja Mary Mara ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare.  Aktorja është mbytur ndërsa po notonte në lumin St. Lawrence në qytetin Cape Vincent të dielën në mëngjes, tha policia e shtetit të New York-ut në një deklaratë. Policia tha se nuk janë konstatuar shenja të dhunës në trupin e saj.

Ndërkohë, pritet që të kryhet një autopsi për të përcaktuar shkakun zyrtar të vdekjes.  “Mary ishte një nga aktoret më të bukura që kam takuar ndonjëherë. Më kujtohet akoma që e pashë në skenë në vitin 1992 në “Mad Forest” në Broadway. Ajo ishte energjike dhe e vërtetë.

Të gjithë e donin atë. Do të na mungojë shumë”, tha menaxheri i saj, Craig Dorfman. Aktorja dominoi zhanrin e dramës televizive me role në shfaqje të njohura si “Nash Bridges”, “ER”, “Criminal Minds”, “The West Wing”, “Shameless”, “Lost” dhe “Star Trek: Enterprise”.

Të ngjashme