Aktorja e njohur është prekur nga Coronavirusi, tregon si po e kalon

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Aktorja e njohur, Olga Kurylenko, ka zbuluar se ka rezultuar pozitive ndaj koronavirusit. 40-vjeçarja, që ka luajtur rolin e Camilla Montes në filmin “Quantum Solace” në vitin 2008 përkrah David Craig që bënte rolin e James Bond, ka treguar se u diagnostikua me koronavirus pasi u ndje e sëmurë për 1 javë.

Ajo ka zbuluar se tashmë është izoluar në shtëpi dhe ka publikuar në “Instagram” një foto të dritares së mbyllur. “Jam mbyllur në shtëpi pasi rezultova pozitive ndaj koronavirusit. Në fakt kam qenë e sëmurë prej 1 jave. Temperatura dhe lodhja janë simptomat e mia kryesore. Kujdesuni për veten dhe merreni seriozisht këtë gjë”, ka shkruar aktorja në postimin e saj.

Sipas raportimeve të mediave ruse thuhet se ajo ka jetuar në Angli për rreth një dekadë, por nuk ka treguar se ku do t’i kalojë ditët e karantinës.

Aktorja ka thënë se mjekët i kanë sugjeruar të marrë paracetamol për temperaturën dhe asgjë më tepër.

“Sigurisht që vazhdoj të marr vitamina për veten time. Dhe ha hudhra për sistemin imunitar. Pi ujë, shtrydh limon në ujë dhe e pi. Kjo është e gjitha”, ka thënë Olga.

Të ngjashme