Aktorja e njohur pret fëmijën e parë, zbulohet gjinia e bebes

Prishtinë | 20 Dhj 2017 | 10:48 | Nga

Paska qenë vit dasmash e shtatzënish….

Pasi media latine u pushtua nga lajmi se këngëtari injohur Enrique Iglesias u bë babi i dy njakëve një lajm i gëzuar vjen nga Eva Longoria.

Thashethet rrezultuan të vërteta…Eva është shtatzënë. Përfaqësuesit mediatikë të aktores latine kanë konfirmuar lajmin.

42 vjeçarja është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Aktorja e serialit amerikan ‘Shtëpiaket e dëshpëruara’ është në muajin e katërt të shtatëzanisë dhe është në pritje të një djali.

Javë më parë qarkulluan në media foto që ngritën dyshimet e shtatëzanisë, të cilat Longoria i kishte mohuar në mënyrë kategorike.

Ajo justifikohej se ishte ushqyer keq dhe për këtë arsye trupi i saj kishte filluar të rrubullakosej.

Edha dhe sipermarësi meksikan José Pepe Bastón u martuan në vitin 2016 në një ceremoni romantike të organizuar në Valle de Bravo.

Ky do të jetë fëmija i parë për aktoren ndërsa i katërti për bashkëshortin e saj.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme