Aktorja e “Portokallisë” përlotet teksa flet për ish-burrin

Prishtinë | 29 Shk 2020 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Aktorja e njohur e “Portokallisë”, Arjola Demiri, ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku foli për jetën profesionale dhe atë private.

Gjatë bisedës në studio, nëna e tre fëmijëve u përlot pasi mori një mesazh emocionues nga gjyshi i saj, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai u shpreh se i mungonte mbesa e tij dhe se gëzohet për sukseset e saj.

Ndërkohë e bukura e Tropojës u pyet edhe për 3 fëmijët e saj, për të cilët u shpreh se i adhuron për mënyrën “se e imagjinojnë jetën që tani, se si mendojnë”. Ajo shtoi se ndonëse tani është më shumë e angazhuar, gjen gjithmonë kohë që të lexojnë libra bashkë.

Por moderatorja e njohur, Bieta Sulo, nuk ka ndenjur pa e ngacmuar edhe për ish-bashkëshortin. Ajo e pyeti Arjolën nëse ish-burri e ka kuptuar se çfarë ka humbur dhe i tha që të tregojë mesazhet që i ka dërguar.

Duke qeshur, aktorja e dashur për publikun u shpreh se “ish-bashkëshorti e ka kuptuar se çfarë ka humbur”, ndërs shtoi se “mesazhet më mirë mos të tregohen”.

Të ngjashme