Aktorja Ellen Page deklarohet transgjinor dhe e ndërron emrin në Elliot

Prishtinë | 02 Dhj 2020 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Ylli i serisë “Umbrella Academy”, Ellen Page, është deklaruar publikisht si transgjinor dhe ndihet me fat ta ndajë lajmin me fansat e tij, se e ka ndërruar emrin në Elliot Page.

Tutje ai ka thënë se pavarësisht lumturisë që i ka sjellë ky vendim, megjithatë i frikësohet urrejtjes, shakave dhe dhunës që mund ta pranojë nga njerëzit.

“Përshëndetje miq, dua ta ndajë me ju lajmin se unë jam transgjinor, tash e tutje mund të më drejtoheni me përemrat ai/ata, dhe emri im i ri është Elliot. Ndihem me fat që kam rastin ta shkruaj këtë mesazh për të gjithë ju, dhe më vjen mirë që kam arritur në këtë fazë të jetës sime. Gjithashtu u kërkojë të tregoheni të duruar me mua. Gëzimi im është i vërtetë, por njëkohësisht mjaft delikat. E vërteta është se, pavarësisht faktit që po ndihem jashtëzakonisht i lumtur dhe e di sa i privilegjuar jam, megjithatë po ndihem edhe shumë i frikësuar. I frikësohem urrejtjes, shakave të pavend dhe dhunës të disa njerëzve”, ka shkruar Page në një prononcim publik në Twitter.

Tutje në postimin e tij të gjatë, aktori Elliot i cili është i martuar me valltaren Emma Portner, ka premtuar se do jap maksimumin që ta bëjë botën sa më të mirë, për të gjithë personat transgjinorë të cilët çdo ditë përballen me ngacmime, abuzime dhe dhunë të ushtruar ndaj tyre, vetëm për faktin se shoqëria i konsideron ndryshe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme