Aktorja Stevie Ryan gjendet e varur në shtëpinë e saj

Prishtinë | 03 Kor 2017 | 13:02 | Nga

Aktorja Stevie Ryan është gjetur e varur në shtëpinë e saj në Los Angeles. Ajo ishte 33-vjeçare.

Në vitin 2002, komikja u transferua në Los Angeles nga Victorville në moshën 19-vjeçare për të ndërtuar një karrierë në Hollywood pasi e kishte mbaruar shkollën e mesme.

Ajo kishte pasion për shkrimin, filmin dhe aktrimin, ndërsa videot e saja i postonte në internet. Shumë shpejt, videot e saja arritën miliona shikime dhe tërhoqën vëmendjen e shefave në industrinë e filmit nga New Yorku deri në Los Angeles.

Karakteret e saja, si Little Loca dhe Sceney Sceneable, ia siguruan serialin e saj televiziv në VH1, “Stevie TV”.

Një ditë para vdekjes, Stevie kishte shkruar se po e përjetonte me vështirësi humbjen e gjyshit të saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme