Aktorja zbulon shtatzëninë: Muaj të gjatë duke e fshehur, ishte një rrugëtim i vetmuar

Prishtinë | 30 Qer 2019 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

E mbajti të fshehur gjashtë muaj por aktorja e njohur e ka zbuluar më në fund barkun shtatzënë.

Aktorja dhe modelja e njohur, Shay Mitchell do të bëhet shumë shpejtë nënë për herë të parë, shkruan lajmi.net.

Lajmin e mirë e ka dhënë vetë ajo pas gjashtë muajsh pasi donte që ta mbante të fshehur ndjenjën e të qenit shtatzënë mirëpo më shumë se kaq nuk kishte arritur.

Aktorja e serialit ‘Pretty Little Liars’, e ka publikuar një foto në Instagram, imazh me të cilin edhe ka njoftuar për pritjen e ëmbël.

Ajo më pas e ka realizuar edhe një video ku ka folur për ndjenjën e pritjes së fëmijës së parë dhe asaj se si i ka shkuar derisa e mbaten në fshehtësi.

“Nuk doja të shfaqesha shtatzënë në rrjete sociale shumë herët. Muaj të gjatë duke e fshehur, ishte një udhëtim i vetmuar. Mendoj që shtatzënia është e mrekullueshme, shumicën e kohës”, ka shkruar ajo ndër të tjera në përshkrimin e videos.

Të ngjashme