Al Pacino për herë të dytë në karrierë në një serial

Prishtinë | 18 Shk 2019 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Video platforma “Amazon Prime”, ka bërë të ditur se aktori Al Pacino do të luajë në serinë e re “The Hunt”, i cili bën fjalë për një grup të gjuetarëve nazist në New York në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar.

Aktori i njohur amerikan do t’i bashkohet një kaste të aktorëve që do të shfaqen në televizion dhe kjo është hera e dytë gjatë karrierës së aktorit pas vitit 2003.

Pacino do të mëshiroj rolin e Meyer Oferman, një njeri misterioz dhe të fuqishëm që udhëheq grupin famëkeq (The Hunters).

Al Pacino (Photo by Emma McIntyre/Getty Images for Turner)

Ky grup gjen se disa qindra zyrtarë nazistë të rangut të lartë kanë planifikuar formimin e Reichit të katërt në Shtetet e Bashkuara. Pacino dhe grupi përpiqen që t’i parandalojnë synimet gjenocidale të nazistëve.

Seriali do të bazohet në ngjarje reale jetësore gjersa do të drejtohet nga regjisori, Jordan Paul.

Platforma filmike e Amazonit tha se do të regjistrojë edhe një serial të bazuar në librin bestseller të Naomi Aldermanit, (Power).

Ndryshe, Pacino i lindur në vitin 1940, si Alfredo James Pacino, fitoi famë në mbarë botën në rolet e filmave “The Godfather”, “Serpico”, “Scarface” gjersa me filmin “Aroma e një gruaje” fitoi Oscarin

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme