Alan Moore: Kultura bashkëkohore e superheroit është bezdisëse

Prishtinë | 23 Nën 2019 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Ai thotë se superheronjtë janë tamam për 12-13 vjeçarët, por adoleshentët duhet të mendojnë dy herë.

“Mendoj se ndikimi i superheronjve në kulturën e gjerë është marramendshëm bezdisës dhe jo pak brengosës”, thotë ai, shkruan sot Koha Ditore.

Alani shkroi “Watchmenin” në vitin 1986. Seritë shpërfaqin një histori tjetër fare ku superheronjtë shfaqen në vitet ’40 dhe ’60 dhe prania e tyre ndryshon rrjedhën e historisë.

Ai beson se personazhet janë “përsosmërisht të përshtatshme” për përfytyrimet e audiencës së re – por tani ato i shërbejnë “një funksioni tjetër, dhe po përmbushin nevoja të ndryshme”.

Shkrimtari pretendon se adoleshentët shijojnë filmat me superheronj për shkak se ata nuk duan të lënë pas “fëmijërinë e tyre relativisht të sigurt”, apo të hapërojnë në shekullin XXI.

Komentet janë bërë në një intervistë të vitit 2017 në gazetën braziliane “Folha de São Paulo” – imtësitë e plota të së cilës vetëm tani janë dritësuar.

Ai shton se popullariteti i zhanrit mes adoleshentëve sugjeron “një lloj gjendjeje të vetimponuar e të qëllimshme të arratisjes emocionale”.

Dhe kritikat e tij shtrihen edhe te krijuesit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme