Alban Hoxha surprizon Çiljetën për ditëlindje, i blen një yll me emrin e saj

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga feston sot 36-vjetorin e lindjes. Për këngëtaren është një moment i trishtë, pasi vetëm pak ditë më parë ajo humbi babain e saj nga Covid-19.

Megjithatë partneri i saj, Alban Hoxha është kujdesur ta lumturojë sadopak këngëtaren në këtë ditë speciale me një dhuratë shumë unike.

Ai i ka blerë Çiljetës një yll në qiell, me emrin e saj dhe këngëtarja e ka ndarë me ndjekësit në Instagram.

“Kur të blen dashuria një yll në qiell dhe e quan Çiljeta. Faleminderit që ma mbush zemrën me kaq dashuri. Dhurata më e bukur ndonjëherë”, -ka mbishkruar ajo videon kur tregon dhuratën nga Albani.

Çiljeta dhe Albani janë bashkë prej 5 vitesh dhe duket se gjërat po shkojnë për mrekulli.

foto galeri
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme