Alban Nimani sërish baba (Foto)

Prishtinë | 13 Pri 2017 | 15:46 | Nga

Lideri i grupit “Asgjë Sikur Dielli”, Alban Nimani, ndau së fundmi me ndjekësit në rrjetet sociale lajmin e gëzueshëm që ai së shpejti do të bëhet baba për herë të dytë.

Në një foto të postuar në rrjetet sociale, shihet bashkëshortja e artistit me barkun e rrumbullakosur, si dhe djali i tij i parë.

“Klejda, Joni dhe ☼.”, shkroi në përshkrimin e fotos Nimani, duke mos zbuluar kështu gjininë e fëmijës së çiftit që pritet të vijë së shpejti në jetë.

Nimani prej disa kohësh jeton mes Tiranës dhe Prishtinës falë aktiviteteve të tij. Në Tiranë, ku ka edhe familjen, ai është i angazhuar në drejtimin e qendrës kulturore “Tulla”, ndërsa në Prishtinë, ai është pedagog në Fakultetin e Arteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme