Alban Skënderaj: Gëzuar 1 qershorin të gjithë fëmijëve, aroma dhe ngjyrat e kësaj bote

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

1 qershori shënohet si Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, ku në këtë datë të rëndësishme vihet në pah hareja dhe gëzimi i gjithë fëmijëve.

Me këtë rast, shumë nga të famshmit kanë ndarë në rrjetet sociale fotografi të fëmijëve të tyre, të cilët kanë zgjedhur fjalët më të mira për t’i uruar.

Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe këngëtari dhe kantautori i njohur nga Shqipëria, Alban Skënderaj.

Ai ka zgjedhur një imazh të ëmbël të vajzës Amelia dhe djalit të tij, Duam, të cilin e ndau me 625 mijë ndjekësit e tij.

“Gëzuar 1 qershorin të gjithë fëmijëve anë e mbanë botës. Aroma dhe ngjyrat e kësaj bote”, ka qenë përshkrimi krahas imazhit.

Ndërkohë që të shumta ishin edhe urimet që pranoi nga miqtë dhe fansat, duke qenë se është shumë i admiruar nga publiku.

Këngëtari Skënderaj këtë periudhë pandemie e ka kaluar me familjen e tij, ndërsa ka qenë mjaft i angazhuar me projekte muzikore edhe nga shtëpia.

“Ki mëshirë” mbetet kënga e fundit e lansuar nga Albani në fund të muajit shkurt që u prit mjaft mirë nga publiku. 

Të ngjashme