Alban Skënderaj nuk ndalet, së shpejti bashkëpunim me Noizyn

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 13:23 | Nga

Para disa ditësh Alban Skënderaj dhe MC Kresha kanë njoftuar se së shpejti do të publikohet bashkëpunimi i tyre më i ri, i titulluar “Ping Pong”.

Ndërkohë që fansat po e presin me mjaft kuriozitet këtë këngë, moderatorët e emsionit “Chaud Patate” në Energy Radio kanë zbuluar se ky nuk do të jetë bashkëpunimi i vetëm i Albanit me një reper.

Ata zbuluan se dhe Noizy po përgatit një bashkëpunim me Albanin për të sjellë një këngë të re, e cila mësohet se do të ketë temë sociale dhe është krijuar nga vetë kantautori, Alban Skënderaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme