Alban Skenderaj përlot publikun (Video)

Prishtinë | 07 Kor 2017 | 18:38 | Nga

Më pak se dy javë më parë, këngëtari i njohur shqiptar Alban Skënderaj përjetoi një nga dhimbjet më të mëdha në jetë, siç është ajo e humbjes së nënës.

Por, vetëm mbrëmjen e së enjtes kantautori është rikthyer më në fund në skenë, fillimisht në një koncert në Ambasadën Amerikane e më pas në një tjetër shumë herë më të madh, në sheshin “Skënderbej”.

Që në momentet e para të ngjitjes në skenë, Skënderaj u shpreh se në një mbrëmje të atillë ai e kishte shumë të vështirë të fliste dhe më të thjeshtë të këndonte.

Ai nisi performancën me këngën “Engjëll” dhe me gishtin dhe sytë të drejtuar nga qielli u shpreh se do të këndonte për një engjëll të vërtetë. Por ndryshe nga versioni origjinal i gëzueshëm, kënga në fjalë tingëlloi shumë ndryshe kësaj radhe e interpretuar live nga këngëtari, duke prekur e përlotur publikun.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme